I mirë për shëndetin, ja pse duhet të konsumoni çajin jeshil
Transmetuar më 12-01-2019, 08:33

Çaji jeshil është shumë i domosdoshëm për shendetin e njeriut. Ai mund të na ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Më poshtë janë disa nga vetitë e tij.

Redukton rrezikun e kancerit- Çajin jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Me dy gota në ditë zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%.

Stabilizon nivelet e kolesterolit- Çaji jeshil ndihmon që arteriet tujaa të janë të pastra dhe gjithashtu ul gjasat e sulmit në zemër apo në tru.

Forcon sistemin imunitar- Ky çaj mund të ndihmojë të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh.

Ju ndihmon të bini në peshë– Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj. Të pish çaj jeshil natyral të ndihmon të humbësh disa nga kilogramët e padëshirueshëm.

Ndalon prishjen e dhëmbëve- Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët tuaj.

Lufton alergjitë- Nëse fillon të pish çaj jeshil nuk do t’i vëresh të gjitha ato alergji edhe aq shumë. Çaji jeshil  të ndihmon të mos teshtish, e dhe të mos kesh sy të përlotur.