Transmetuar më 12-01-2019, 11:13

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.

Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve.

Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera. Por, a e keni menduar se si ndikon përzierja e kafes me qumështin në organizmin tonë?

Në fakt, kjo varet nga intoleranca juaj ndaj laktozës, që është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit, laktozën.

Laktoza me ndihmën e enzimës laktazës (enzima që e shpërbën laktozën) në traktin e tretjes shpërbëhet në pjesë përbërëse. Në qoftë se në organizëm mungon laktaza për procesin në fjalë, laktoza e shpërbërë arrin në zorrë të trashë ku prodhon acide dhe gazra.

Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit.

Kështu, ju do të keni simptoma të lehta deri në të rënda, si dhimbje të barkut, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut.

Po në lidhje me kafeinën, jeni metabolizues “të shpejtë” apo “të ngadaltë” të saj?

Kafeina është përbërësi kryesor aktiv në kafe, por ajo gjithashtu mund të gjendet në kakao, çaj, dhe komponentët si çokollata, lëngjet, pijet energjetike dhe disa medikamente.

Në qoftë se kafeina përdoret në sasi të vogla, ajo do t’ju zgjojë dhe sipas shumë studimeve do të veprojë pozitivisht në shëndet. Megjithatë, po e konsumuat kafeinën në sasi të mëdha, duhet ta dini se ajo mund ta ketë një efekt toksik.

Duke e përcaktuar kapacitetin trashëgues në metabolizmin e kafeinës, çdokush mund ta përshtatë sasinë e kafesë së konsumuar për tipin e vet dhe kështu të jetojë më shëndetshëm./b.l/noa.al/