Transmetuar më 12-01-2019, 13:57

Kryeministri Rama ka akuzuar Presidentin Meta se ka marrë peng Kushtetutën me mosdekretimin e Gent Cakajt.

Në Tëtter, kreu i qeverisë ka shkruar se i gjithë ky ngërç do të marrë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama.

“MEPJ jo autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” të ndryshojë kufijtë e #BallkaniPerëndimor. PS, kapacitete të jashtëzakonshme në politikën e jashtme. Shqipëria faktor #paqe #stabiliteti në rajon.Shqipëria do ketë një #lidership të besueshëm në kryesimin e #OSBE. #SHQIPËRIAEPARA”, shkroi Meta në Twitter.

Prej ditësh ka nisur një përplasje e re mes dy institucioneve.