Transmetuar më 12-01-2019, 14:40

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka firmosur sot dekret për dhënie grade madhore. Presidenca ka bëreëme dije se “Presidenti Meta i jep gradën “Gjeneral Brigade”, kolonel Ndriçim Reshit Sallaku”.

Kolonel Ndriçim Reshit Sallaku, është ndërkohë me detyrë “Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

DEKRETI I METES

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Ndriçim Reshit Sallakut

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj

Neni 1

Kolonel Ndriçim Reshit Sallaku, me detyrë “Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, jo rezident në shtetin e Izraelit, Republikën e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgji” i jepet grada “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11047

Tiranë, më 11.01.2019