Transmetuar më 12-01-2019, 15:03

“Shqipëria, shtëpia juaj”.

Ky është slogani që Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

LSI mblodhi sot Konventën Kombëtare ku miratoi rezolutën me 7 pika të propozuar për votim, në të cilën shprehej angazhimi i plotë i kësaj force politike për të dhënë të gjithë kontributin e saj në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe që qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

"Ti lutemi çdo ditë që ti kthejë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të ndërtojnë familjen e tyre. Zoti qoftë me ju, Zoti na dhëntë forcë, zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe dhe jam e bindur që Zoti do të na ndriçojë në rrugën për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur më përballë kësaj të keqeje", u shpreh Kryemadhi.

Ajo ka thënë më tej:

"Ne kemi një mision, të kthehemi në vendin tonë, të luftojmë në vendin tonë, të luftojmë për familjen e shqiptarëve, sepse sistemi i vlerave qëndron te familja. Pa familje nuk ka vlera. Pa familje nuk ka atdhe"./a.k/noa.al/