Transmetuar më 12-01-2019, 19:18

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku Rozana Radi prej disa kohësh ka hapur një rubrikë humori, të quajtur ‘Femzanat’, ndërkohë që vetë luan rolin e personazhit kryesor.

Duket se kjo rubrikë u pëlqye shumë nga publiku, por ashtu si në çdo rast tjetër ka edhe persona, të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë.

‘Pah sa debile këto çfarë mban o dhe’, ka shkruar një ndjekëse krahas një videoje humoristike, e cila mesa duket nuk i ka pëlqyer.

Por Rozana e nuk e ka pritur aspak mirë komentin e ndjekëses dhe për këtë arsye ka vendosur t’i kthejë përgjigje publikisht.

‘Tek videot me humor të femzanave na ka komentuar një ‘zonjë’.Thua mos ta ketë kuptuar sensin e videos? Po dhe nëse se ka kuptuar se ndoshta e ka të vështirë ta kuptoj, ka mundësi ‘zonjë’ juve si ju mban toka vertikalisht apo horizontalisht’, ka shkruar Rozana në një postim në Instastory.