Transmetuar më 12-01-2019, 21:12

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Durrës, ku 2 persona mbetën të vdekur.

Viktimat janë vjehra dhe nusja, Bukurie Cufaj dhe Sabije Cufaj, përkatësisht 56 dhe 38 vjeçe.

Ato u aksidentuan pranë një karburanti në qytetin bregdetar.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” si autor i ngjarjes së rëndë.

Nga të dhënat e para nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.

“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe.”, njofton policia. /k.k/noa.al/