Transmetuar më 12-01-2019, 21:51

Dy persona janë arrestuar pasditen e sotme pranë Postës së vjetër të Mullirit, pranë Kakavijës.

Ata u kapën me dy çanta me kanabis sativa, në tentativë për t’i nxjerrë jashtë kufirit.

Operacioni u zhvillua nga FNSH e Gjirokastrës.

Në pranga kanë rënë dy shtetasit Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.

Rreth orës 17:00, të ndaluarit janë konstatuar nga shërbimet e FNSH që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë.

Pritet peshimi për të përcaktuar sasinë e drogës së sekuestruar. /k.k/noa.al/