Transmetuar më 12-01-2019, 23:22
Foto ilustruese

Elton Kelmendi është biznesmeni që ra pre e grabitësve me maska, në Shkozet të Durrësit.

Dyshohet se tre persona me maskë i kanë vjedhur një shumë parash prej 10 mijë eurosh.

Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Biznesmeni ka bërë kallëzim duke vënë në lëvizje policinë, që ka nisur kërkimet për gjurmët e keqbërësve.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Elton Kelmendi, që nga vitit 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash. /k.k/noa.al/