Parashikimi i motit, e diel 13 janar 2019
Transmetuar më 12-01-2019, 23:42

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme dominojnë të gjithë vendin gjatë paradites.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijoj me alternime kthjellimesh dhe vranësira më të dendura në ekstremin Verior duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -7°C në 10°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./b.l/noa.al/