Shqiptarët masakrojnë një djalë në burg: Nuk duruam dot që të kishim një gay shqiptar në qeli
Transmetuar më 13-01-2019, 16:17

Disa të burgosur shqiptarë rrahin brenda burgut një djalë shqiptar se ishte gay

TRIKALA, NOA.AL – Të jesh gay e njëkohësisht të esh edhe në burg, është shumë për t’u përballuar.

Një djalë i ri shqiptar, është rrahur dhunshëm nga disa meshkuj të tjerë shqiptarë, pikërisht sepse “preja” i tyre ishte homoseksual.

Kjo ndodhi natën duke gdhirë dita e djeshme në burgun e Trikala në Greqi, raporton noa.al duke cituar një njoftim të policisë lokale.

Policia tha sot se disa të burgosur me origjinë shqiptare ishin protagonistë të një debati që përfundoi në rrahjen brutale të njërit prej tyre.

Απόπειρα αυτοκτονίας στις φυλακές Τρικάλων

Personi, homoseksual, pësoi dëmtime që detyruan forcat e sigurisë së burgut që ta çojnë në urgjencën spitalore të qytetit Trikala.

Viktima i rrahjes u rikthye në burg pas trajtimit mjekësor. Tani ai ndodhet në masa sigurie më të rrepta dhe larg shqiptarëve të tjerë që e dhunuan.

Hetimet nxorën se gjithçka nisi pasi djali gay ishte transferuar nga një burg tjetër në atë të Trikala. Me ta parë shqiptarët e tjerë s’po e duronin dot faktin se një i burgosur shqiptar ishte homoseksual dhe e rrahën egërsisht.

/noa.al/