Transmetuar më 13-01-2019, 19:51

Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen e një të moshuare shqiptare me origjinë nga Kosova ka ndodhur në Francë.

Mësohet se e moshuara ka gjetur vdekjen në një kamp azilkërkuesish në qytetin e Reims.

Xhemile Shala, 80-vjeçe u gjet pa shenja jete në një mëngjes në tendën ku qendronte.

Njerëzit hapën një konto enkas për viktimën për të financuar transportin dhe varrimin e saj në Kosovë, ku deri tani janë mbledhur 765 euro nga 4,700 të kërkuara.

Shoqatat kanë kritikuar autoritetet franceze që injoruan kërkesën e saj për një banesë, për të vdekur me dinjitet.

E moshuara kishte shkuar në Francë me djalin, nusen e saj dhe katër nipër e mbesa.

Ajo kishte aplikuar për azil 17 dhjetorin e vitit te kaluar./a.k/noa.al/