Transmetuar më 14-01-2019, 15:19

Shqiptari i arrestuar në Greqi për plagosjen e 14 personave në Pire dhe i dyshuar për vrasjen në tentativë të një avokati, është ekzekutuar teksa transferohej nga një burg në tjetrin, pasi po transferohej për të dalë në gjyq.

Albert (Arbër) Bako, 35 vjeç, shtetas shqiptar prej vitesh me banim në Greqi, humbi jetën sot në burgun e sigurisë së lartë Koridalos pranë Athinës, që mesa duket, për të ndjerin, vetëm burg i sigurisë së lartë nuk mund të konsiderohet.

Ngjarja ndodhi sot në seksionin E të burgut Koridallos.

Viktima sapo ishte transferuar nga burgu i Chania pasi do të dilte në gjyq.

Transferimi mendohet se është shfrytëzuar nga anëtarët të një bande kriminale të cilët i zunë pritë dhe e vranë me të mbërritur në Koridalos.

Bako u qëllua me thikë duke pësuar vdekje të shpejtë.

Albert Bako akuzohej se në vitin 2014 kishte hapur zjarr me armë pranë një bar-kafeneje duke lënë të plagosur 14 persona të pafajshëm. Ajo ngjarje ndodhi në Mikroliman dhe atëherë, u tha se Bako hapi zjarr me automatik tip “Kallashnikov” për shkak të një balerine, Rezartës, për të cilën ishte xheloz.

Po ashtu, Bako u akuzua se kishte marrë pjesë në vrasjen në tentativë të avokatit Antonopoulos, e porositur nga biznesmeni Ari Floro.

Për vrasjen në tentativë, gjyqtarët e dënuan Arber Baku (Albert Bako) i njohur dhe me emrin Berti me 22 vjet burg dhe një të dytë me 23 vjet burg, duke supozuar se ata janë autorët e vrasjes me pagesë të mbetur në tentativë të avokatit Antonopoulo.

Sakaq, mediat greke lidhin ngjarjen e sotme edhe me mundësinë që të jetë një hakmarrje pasi disa kohë më parë në qendër të Athinës u ekzekutua me armë zjarri, avokati grek, Mihali Zafiropoulos.

Policia greke, nuk thotë ende se kush e vrau Bakon. As autoritetet e burgut nuk dhanë këtë informacion dhe pse kamerat e sigurisë në këtë burg janë të kudondodhura.

Lexoni dhe

Një shqiptar, autori i masakrës me 15 të plagosur në Athinë

Masakra me 15 të plagosur në Athinë, arrestohet Albert Bako

Kapja e Bakos, zbulohet bandë kriminale shqiptaro-polake në Athinë

Albert Bako, ja profili në Facebook i atentatorit të Greqisë