Masakra me tre të vrarë, për kujdestarinë e fëmijës. Dalin detaje të rëndësishme
Transmetuar më 14-01-2019, 16:34

Burri 52-vjeçar nga Klosi, Majlind Lila, i cili i dha fund jetës në mënyrë të dhimbshme duke prerë damarët me thikë e më pas duke u hedhur nga ballkoni, i mori jetën prindërve të gruas bashkëjetuese, pas një debati të ndezur për kujdestarinë e fëmijës 2-vjeçar.

NOA.al zbardh detaje të tjera mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pranë Unazës së Re në Tiranë.

Lila, kishte mbërritur në Tiranës, përmes aeroportit të Rinasit, dy ditë më parë, në 12 janar.

Ai jetonte në vende të ndryshme të BE, ndërsa Nevila M., partnerja e tij, jetonte në Suedi bashkë me djalin 2 vjeç.

Kur Majlindi u kthye në Tiranë, vendosi të shkojë te prindërit e bashkëjetueses së tij.

Ikja tek ta rezultoi fatale.

Autori, dyshohet se shkoi i armatosur me pistoletë.

Me të arritur në shtëpinë e prindërve të Nevilës, Bujar dhe Xhevahire Mataj, nisi një debat mbi fëmijën.

Majlindi ia kishte njohur atësinë fëmijës që aktualisht jeton me të ëmën.

Por pas lindjes së fëmijës ata kishin mosmarrëveshje dhe prej një viti ishin të ndarë.

Në këtë pikë, kujdestaria e të voglit, ishte bërë objekt konflikti.

Duket se Majlindi donte më së paku kujdestaria të ndahej mes të dyve.

Më tej debati te prindërit e Nevilës është ashpërsuar aq shumë, sa Majlindi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar burrë e grua duke i vrarë në vend.

Në gjendje edhe më të rënduar psikologjike, ka vendosur të vrasë veten.

Dyshohet se arma e zjarrit i është bllokuar duke mos mundur të qëllojë dot veten.

Në të tilla rrethana dhe i bindur për t’i dhënë fund jetës, ka prerë damarët me një thikë.

E duke mos dashur të jetojë më e të vdesë sa më parë, është hedhur nga ballkoni duke ikur nga kjo botë.

Grupi hetimor i ngjarjes thotë se ka nën hetim çështjen.

Konfliktet e vazhdueshme me ish partneren e tij Nevila Mataj me të cilën nga bashkëjetesa për më shumë se 1 vite e gjysmë kishin sjellë në jetë edhe një fëmijë, kanë qenë të vazhdueshme kohët e fundit.

Nevila jetonte në Suedi bashkë më fëmijën e mitur ndërsa Majlind Lila lëvizte dhe jetonte në disa vende të BE-së.

“Lila nuk kishte një vendqëndrim fiks në vendet e Bashkimit Europian pasi lëvizte shpesh nga njëri vend në tjetrin ndërsa ish bashkëjetuesja e tij jetonte së fundmi në Suedi teksa mbante edhe fëmijën”, – thanë hetuesit.

Ka dyshime të forta se mes Majlind Lilës dhe çiftit të bashkëshorteve Mataj ka pasur një natë më parë një telefonatë me tone të tensionuara.

Lila i ka kërkuar llogari prindërve të ish partneres së tij Bujar dhe Xhevahire Mataj mbi faktin që ai nuk takonte dot fëmijën që e mbante ish bashkëjetuesja e tij në Suedi.

Po ashtu, Lila konsideronte fajtorë prindërit e Nevilës edhe për ndarjen e tyre.

Dhe këtë të hënë në mëngjes, Majlind Lila ka shkuar në shtëpinë e tyre private tek Unaza e Re duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

/noa.al/