Transmetuar më 14-01-2019, 20:51

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e disa ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Mes tyre, është dhe ligji për heqjen e roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenca njoftoi se z.Meta firmosi dekretin për shpalljen e ligjit nr. 107/2018 “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ndryshimet i gjeni këtu. Relacionin shoqërues e gjeni këtu.

Ky ligj u kalua me votat e mazhorancës në Parlament më 29 Tetor 2018.

Meta dekretoi sot edhe shpalljen e ligjit nr. 106/2018 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar”.

Po ashtu, z.Meta shpalli dekretin “Për një shtesë në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar”.

Meta ka pranuar të firmosë dhe ligjin e ri “Për statusin e dëshmorit të atdheut”.

Po ashtu Presidenti miratoi dhe ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

/noa.al/