Transmetuar më 14-01-2019, 21:26

Bie në pranga një grua në Kosovë.

Ajo është arrestuar pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj burrit të saj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ndërsa çifti është i nacionalitetit serb.

Mësohet se gruaja ishte nën efektin e medikamenteve kur ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Mësohet se ajo është arrestuar nga Policia, ndersa bashkëshorti është dërguar në spital për trajtim mjekësorr./a.k/noa.al/