Transmetuar më 15-01-2019, 10:45

Arratia e dy djemve shqiptarë, u realizua duke prerë hekurat e qelisë ku ndodheshin pas akuzave për plaçkitje.

Dy të rinjtë shqiptarë që u arratisën nga qelitë e burgut në Koridalos të Athinës, janë vënë në pranga pasi për afro dy javë shijuan lirinë.

Leonard Pepa, 27 vjeç dhe Elvis Pepa, 37 vjeç nga Elbasani, janë dy të rinjtë që u arrestuan pasditen e së hënës në një operacion policor që zhvilluan forcat speciale në Athinë.

Elvis dhe Leonard Pepa u gjetën në një banesë në lokalitetin Mati të Athinës, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia greke.

Policia tha se arrestimi i dy të rinjve u bë pa rezistencë nga ana e tyre.

Dy djemtë ishin arratisur pak pas ndërrimit të viteve nga burgu i sigurisë së lartë Koridalos.

Ata prenë hekurat e qelisë 17 të seksionit D ku gjendeshin dhe më tej shijuan lirinë për disa ditë derisa këtë pasdite të hëne u rikthyen në qeli.

NOA.al ju sjell më poshtë pamjet brenda qelisë 17 dhe brenda seksionit D të burgut Koridalos ku ndodhi arratisja. Gjithashtu gjeni dhe foto të tjera që sjellin itinerarin që ndoqën Elvis e Leonard Pepa për të realizuar arratinë që u zgjati dy javë. /noa.al/

Fotot nga arratisja

No photo description available.

Image may contain: indoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: grass, outdoor and nature