Kapen 13 sinjale misterioze, dyshime për UFO
Transmetuar më 17-01-2019, 19:15

Teleskopët në Kanada kanë arritur që të kapin sinjale misterioze të cilat mësohet se vijnë nga një galaktikë e largët.

Natyra dhe origjina e valëve është e panjohur, por janë 13 sinjale të njëpasnjëshme që u përsëritën në mënyrë të rregullt, si të komanduara, të 13-a nga i njëjti burim, rreth 1.5 miliardë vite dritë larg.

Një ngjarje e tillë është raportuar vetëm një herë tjetër, nga një tjetër teleskop. Ingrid Stairs, astrofizikante në universitetin e British Columbia-s, tha se ky sinjal tregon që duhet të kemi mendje të hapur ndaj asaj që ekziston në hapësirë.

“Nëse kemi më shumë burime të tilla për të studiuar, mund të kuptojmë mistere të shumta kozmike”, tha ajo.

Obzervatori “CHIME” në Luginën Okanagan të British Columbia-s, në Kanada, ka antena gjysmë-cilindrike 100 metra të gjata, të cilat skanojnë qiellin e veriut për valë gjatë gjithë ditës. /k.k/noa.al/