Transmetuar më 17-01-2019, 22:53

Gjendet një vajzë në Kosovë e cila ishte shpallur e zhdukur.

Vajza e mitur është gjetur gjatë ditës së sotme rrugës për Gërmi në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka gjetur vajzën e mitur të raportuar si të zhdukur nga prindërit e saj.

Vajza e mitur mësohet se u gjet me disa lëndime trupore të cilat nuk dihet se si i janë shkaktuar.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa Policia po merret me këtë rast./a.k/noa.al/