Transmetuar më 18-01-2019, 18:26

Problemet me zorrën e trashë janë ndër sëmundjet më të përhapura.

Përveç medikamenteve, ka edhe disa ushqime që iu ndihmojnë të kaloni këto probleme.

Sot do të ndalemi te fruti i shegës.

Shega përmban një molekulë që quhet urotilina, e cila sipas analizave, rezulton se forcon ndjeshëm funksionet e barrierave intestinale, ulja e të cilave lidhet më sëmundjet e Krohnit dhe kolitin ulceroz.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Nature Communications dhe në të shpjegohet edhe mekanizmi më të cilin kjo molekulë e shegës ndikon në mbrojtjen e zorrëve nga këto patologji kronike, të cilat janë problematike për miliona njerëz në mbarë botën.

Studimet vijojnë dhe janë përqendruar në krijimin e trajtimeve kundër sëmundjeve të zorrëve duke shfrytëzuar pikërisht përbërësin që gjendet tek fruti i shegës. /k.k/noa.al/