Transmetuar më 18-01-2019, 19:27

Që prej vitit 2017 kishin shkuar në Francë me shpresën për të qëndruar atje, por anëtarët e një familjeje shqiptare janë në prag të dëbimit për në Shqipëri.

Familja, me mbiemrin Mlloja, në fillim kishte shkuar në Itali, më pas në Gjermani, dhe destinacionin e radhës kishin Francën.

Familja shqiptare prej një vit e gjysmë kishte qëndruar në një dhomë hoteli në Concarneau të Francës.

Çifti dhe dy fëmijët u detyruan të lënë ambientet e këtij hoteli pasi shërbimi social i njoftoi se nuk do të paguante për shpenzimet e tyre, shkruajnë mediat franceze.

“Ne jemi të trishtuar. Nuk duam të na dëbojnë”, tha Elkidi. Por ka edhe persona të tjerë, të cilët dalin hapur në mbrojtje të familjes shqiptare teksa shprehen se ky  dëbim do të sjellë dekurajim për të.

“Kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj”, tha Marina Rakoçeviç. Kjo familje përpiqej që  integrohej në shoqëri duke marrë pjesë së pari në kurse për mësimin e gjuhës frënge.

Djali i madhi  i familjes Mlloja është 4vjeç.

Ai shkon në çerdhe me bashkëmoshatarët e tij dhe kjo e ka ndihmuar shumë në mësimin e gjuhës.

Gjithashtu kjo familje ka edhe një shqetësim tjetër, pasi fëmija i vogël vuan nga astma dhe kujdesi ndaj tij duhet të jetë i veçantë. /k.k/noa.al/