Transmetuar më 19-01-2019, 14:22

Një vajzë 24-vjeçare u tradhtua në mënyrë të përsëritur nga i fejuari i saj 25 vjeç, gjatë kohës që ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

“Më copëtoi zemrën”, tha e reja, e cila ideoi një plan në mënyrë që ta poshtëronte, si e vetmja mënyrë për tu ndjerë më mirë.

Ngjarja vjen nga Northumberland në Angli, ku Georgia Jackson, ideoi me detaje tradhtinë.

Ajo vendosi që të shesë fshehurazi Xbox-in e të fejuarit Josh Maddock i cili kushtonte 210 euro, për vetëm 3 euro. Duke bërë këtë veprim, ajo e dinte që do e dëmtonte.

Pas tradhtisë së dytë, e cila ndodhi gjatë kohës që vajza ishte shtatzënë, postoi në Facebook lajmërimin e shitjes, “Dua të heq një Xbox për 3 euro. Kam nevojë për të blerë një thikë të re kuzhine”, duke e përmbyllur mesazhin me një buzëqeshje.

Ajo thotë se Josh nuk e priti aspak mirë, duke i kërkuar ndjesë përulësisht për veprimet e tij. /a.y/noa.al