Transmetuar më 19-01-2019, 14:52

Një vajzë e re 21-vjeçare, u vra në rrugë teksa ishte duke folur në telefon me të motrën.

Ngjarja e rëndë u shënua në Melbourne, të Australisë, ku viktima është një vajzë izraelite. Lajmi u bë publik nga policia, e cila ftoi këdo që ka informacion për vrasësin, që të bashkëpunojë.

Viktima quhet Aiia Maasarwe, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në orët e para të së mërkurës nga një kalimtarë i rastit, pranë kampusit të Universitetit të Melbourne, ku dhe studionte.

Vajza ishte në muajin e pestë të një programi studimesh i cili zgjaste një vit, ndërsa ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte qenë në lokal me shoqërinë.

Vajza po fliste në telefon me të motrën kur gjatë mesnatës mes të martës dhe të mërkurës, u përball me vrasësin, shkruan noa.al.

Policia u lajmërua nga motra e viktimës, pasi biseda mes tyre u ndërpre në mes.

Motra dëgjoi zhurmën e telefonit duke rënë në tokë dhe disa zëra.

Dyshohet se e reja mund të jetë vrarë gjatë një tentative përdhunimi, teksa hetimet janë në vijim edhe në pista të tjera. /a.y/noa.al