Transmetuar më 19-01-2019, 16:32

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar inspektime në godinat e konvikteve në Qytet Studenti, të cilat i janë nështruar së fundi rikonstruktimit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan: “Vijon intensivisht puna për rritjen cilësore të kushteve në konvikte, edhe falë përfshirjes së një sërë sipërmarrjesh që po kontribuojnë në këtë proces transformues?”.

Më tej Rama u ndal edhe te një nga godinat e konvikteve në QS, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me studentet e pranishëm, i këshilloi të shkojnë në mësim.

“Vetëm duhet të shkoni në mësim se nuk do bëjmë dot dhomat”, u tha Rama studenteve.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj tha se janë të paktën 2000 dhoma që kanë nevojë për ndërhyrje në total në Qytet Studenti. Kujtojmë që dje, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve prezantoi Draft-Paktin për Universitetin, i hartuar nga Këshilli i Ministrave, si një mënyrë për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studenteve dhe fund bojkotit të mësimit.