Transmetuar më 19-01-2019, 16:52

Në një kohë kur sot Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj, janë shpallur emrat fitues për sekretarinë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve.

Mësohet se Sekretar për Çështjen Zgjedhore është zgjedhur Sait Dollapi, ndërsa postin e Sekretarin për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso.

Në votim morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga  355 anëtarë  që ka gjithësej.

EMRAT

Sekretar i Përgjithshëm:  Gazment Bardhi 277 vota- Dorjan Teliti 44 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata 284 vota – Marinela Ziu 37 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar Organizativ: Sahit Dollapi 258 vota – Lulzim Omuri 60 vota, 10 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota – Dorjan Gjonmarkaj 100 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar për Burimet Njerëzore: Ervin Minarolli 278 vota – Minushe Lazaj 44 vota, 6 vota të pavlefshme /b.l/noa.al/