Transmetuar më 19-01-2019, 18:03

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Yzberish. Ngjarja ndodhi pak çaste më parë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit, ku është plagosur me armë zjarri një i ri rreth 20 vjeç.

Mësohet se kanë qenë dy adoleshentë të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri ka mbetur i plagosur në këmbë.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit. Ai është transportuar menjeherë për në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore./b.l/noa.al/