Transmetuar më 19-01-2019, 18:23

Ndjesia e fryrjes nuk është asnjëherë e mirë dhe mund të të bëjë të ndihesh e plogësht dhe e pafuqishme. Sipas nutricionistëve, janë disa ushqime që të shkaktojnë gjithmonë fryrje barku.

Fasulet- Për fasulet nuk është gjë e re. Dihet që ato shkaktojnë fryrje stomaku. Ato përmbajnë fibra të patretshme, të cilat janë shkaktaret kryesore të fryrjes së stomakut. Për ta shmangur këtë ndjesi, dietologia Julia Greer rekomandon lënien në ujë një natë më parë, në mënyrë që të zbuten fibrat.

Kosi- Edhe kosi njihet për përmbjatjen e lartë të probiotikëve, të cilët janë shumë të mira për stomakun, por disa mund të sjellin më shumë dëme. Kosi me përmbajtje të lartë laktoze mund të shkaktojë fryrje stomaku sipas Julia Greer. Për ta shmangur, zgjedhja më e mirë është kosi grek, me pak ose fare pa yndyrë.

Brokoli, lakra, lulelakra- Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.

Bishtajoret- Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.

Ushqimet me kripë- Ushqimet me sodium të lartë shkaktojnë mbajtjen e ujit në organizëm (për shkak të etjes), çka shkakton fryrje./b.l/noa.al/