Transmetuar më 19-01-2019, 18:40

Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ ka treguar detaje se si ishte njohur me propozimin për detyrën e re, marrëdhëniet e saj më ish-ministren Lindita Nikolla si dhe protestën e studentëve.

Shahini pohoi se që në momentin kur kishte marrë detyrën e zv/ministres, kishte menduar që mund të vinte një moment që të ishte dhe numri një i Ministrisë së Arsimit. Ajo tha se ishte vendimi ekskluziv i kryeministrit Edi Rama që të bëhej ministre.

Teksa u ndal gjerësisht tek protesta e studentëve, të cilët prej 5 dhjetorit kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, Shahini tha se po punohet intensivisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Ne ishim të shqetësuar që studentët nuk ishin në mësim. Ishim vazhdimisht në përpjekje që të shihnim kërkesat e tyre dhe çfarë mund të bënim. Universitetet janë autonome. Shumica e problemeve janë çështje që i përkasin universiteteve. Protesta u zhvillua shumë shpejt. Artikulimin që e patën për pikën 4 për VKM për kreditit e mbartura, ne vendosëm që ta hiqnim menjëherë.

Kur ata erdhën në rrugë, ata nisën të artikulonin probleme edhe më të mëdha, siç ishte ligji për Arsimin e Lartë. Morëm më shumë përgjegjësi dhe erdhëm me një pako, ofertë për studentët. Pakoja që ofruam në dhjetor dhe pakti për universitetin, janë në realizim e sipër. Një pjesë e atyre vendimeve që morën në dhjetor, afekton 90 mijë studentë. Kjo e shfryhu gjithë atë protestë që ishte dhe dhjetor.

Tani kemi një tjetër problem, ku studentët na shkruajnë; duam të kthehemi në mësim. Na shkruajnë me mijëra studentë, por nuk mund të futen pasi ka disa fakultete ku janë bllokuar hyrjet dhe auditoret”, u shpreh Shahini.

Shahini, ndërsa u ndal te detyrimet e Universiteteve ndaj studenteve u shpreh që janë ligjëruar mjaft pedagogë me punime plagjiaturë.

“Secili grup auditoresh që ka ardhur për të parë si në Universitetin e Tiranës, apo në të tjerat të mësojnë si  të shkruhet pa plagjiaturë. Ne po ligjirojmë pedagogë, që ndoshta në punimin e tyre kanë plagjiaturë. Këtë na e kërkuan studentët. Të gjitha punimet t’i dixhitalizojmë, se janë tashmë publike. Të shohim se cili është softëare më i mirë për të parë plagjiaturën. ne ftojmë universitetin të shohim se cila është mënyra më e mirë që të zbulohet. Më pas grupeet e punës të shohin nëse kjo ngjashmëri është plagjiaturë”, u shpreh ajo.