Transmetuar më 19-01-2019, 20:29

Ekspozimi i pakontrolluar në diell, dehidratimi, çrregullimet hormonale dhe veprimi i radikaleve të lira janë disa nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e shenjave dhe rrudhave të para në fytyrë.

Maska e mëposhtme largon nga fytyra shenjat e lodhjes dhe rrudhat, duke e bërë të duket më e shëndetshme se kurrë më parë. Për një rezultat më të mirë, këshillohet ta përdorni 1 herë në 3 ditë.

Përbërësit:1 lugë gjelle pure domatesh, 3 lugë gjelle lëng karotash, 1 lugë gjelle niseshte, 3 lugë gjelle pure karotash dhe 1 lugë gjelle qumësht.

Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit një nga një, duke ndjekur radhitjen e mësipërme, derisa të formohet një masë kremoze. Më pas aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës. Mbajeni 20-30 minuta derisa lëkura ta përthithë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, ku duhet të hidhni paraprakisht disa kuba akulli.

I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj. Domatet janë një nga perimet më të pasura me vlera ushqyese. Ato përmbajnë vitaminë A, B6, C, E, K, hekur, zink, antioksidantë dhe acid malik që është shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës.

Karota është gjithashtu një depo e vërtetë vlerash ushqyese. Qumështi është i pasur me acid laktik, çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe të bukur.