Transmetuar më 19-01-2019, 22:03

Parashikimi astrologji i datës 19 dhe 20 Janar 2019, nga astrologia Meri Shehu, e ftuar në Tv Klan.

Ditë kontrastesh.

Të shtunën dhe të dielën kemi dy lidhje të rëndësishme planetare.

Marsi në Dash bën lidhje pozitive me Afërditën dhe Jupiterin në Shigjetar.

Në të njëjtën kohë, kemi katërkëndëshin midis Marsit në Dash dhe Saturnit në Bricjap.

Ky është një kombinim shumë i ashpër ku të dy planetët përballen për dominim.

Dashi

Një fiksim për disa iniciativat tuaja do bëj të kundërshtoni edhe gjërat e mira që mund të kenë filluar të ndodhin në jetën tuaj.

Demi

Një periudhe e vesharë në planet dhe projektet tuaja do rikthejë ndoshta edhe një problem ligjor apo shëndetësor.

Binjakët

Një person do ju dali tradhtar megjithëse mund t’ju ketë premtuar shume në planin shpirtëror apo në sigurinë ekonomike.

Gaforrja

Një problem në lidhje me karrierën apo me eproret tuaj do ju surprizojë dhe do ndjeni përballje dhe antagonizëm, madje edhe në çift.

Luani

Një pune që lidhet me shtetin apo ligjin fillon dhe nxjerr pengesa apo tashmë do filloni të kuptoni vështirësitë e një pune individuale.

Virgjëresha

Do përballeni dhëmbë për dhëmbë në një çështje personale, ku ndërthuren edhe çështje ekonomike apo mashtrime.

Peshorja

Të afërmit tuaj do kenë një problem me martesën tuaj apo partnerin tuaj në çift dhe këtu do fillojnë debatet si edhe kërkesat kush do mbizotërojë me shumë.

Akrepi

Një plan pune mund të mos shkoj ashtu siç duhet pasi krenaria nuk do lejojë hapësira për të kaluar momentin e vesharë pa përballje.

Shigjetari

Një këputje në mes të një interesi në Dashuri, pasi nuk do bini dakord me mënyrën e çrregullt dhe pa rregulla që mund t’ju ofrohet.

Bricjapi

Disa pjesëtarë të familjes do duan të ndjekin rregullat dhe dëshirat e veta pa ju pyetur dhe pa ju respektuar sa duhet dhe kjo do ju plagosi.

Ujori

Vetëm nëse do mbysni në heshtje nervat dhe do fshihni mendimet dhe planet tuaja të vërteta, do arrini t’ia dilni në komunikim dhe në plane e udhëtime.

Peshqit

Do arrini në kuptoni që keni dy qëllime jo vetëm në arrini një pozicion në mire në shoqëri, por edhe në fitoni më shume ekonomikisht për veten tuaj. Ky është kontrast.