Edhe WhatsApp nis fushatën kundër lajmeve të rreme
Transmetuar më 21-01-2019, 19:42

Rrjeti social WhatsApp ka nisur një fushatë kundër lajmeve të rreme.

Kjo nismë konsiston në limitimin për përdoruesit e saj që të ridërgojnë mesazhin e tyre më shumë se 5 herë.

Një opsion i tillë është shpallur më herët edhe nga Facebook, një politikë kjo për t’i dhënë fund njëherë e mirë lajmeve të rreme.

Lëvizja vjen pasi dhjetëra përdorues u akuzuan për përhapjen e informacioneve apo raporteve të rreme përmes këtij shërbimi.

Deri më sot, përdoruesit mund të bëjnë “forëard” të njëjtin mesazh më shumë se 20 herë.

Përditësimi i aplikacionit të ridërgimit të mesazheve u lajmërua gjatë një eventi në Indonezi, e cila në muajin prill do të mbajë zgjedhje të përgjithshme parlamentare dhe ky është një hap drejt një fushate të ndershme. /k.k/noa.al/