Transmetuar më 22-01-2019, 18:53

Manchester City është gati të shpërblejë me një kontratë afatgjatë portierin e ri Arijanet Muriq.

“Gardiani” 20-vjeçar ka fituar statusin e numrit 2 të portës së Citizens pas dëmtimit të Claudio Bravos.

Portieri, përfaqësuesi i Kosovës është paraqitur në Carabao Cup këtë sezon, duke dhënë kontribut të çmuar në kualifikimin e City-t deri në fazën aktuale.

Edhe pse Muriqit i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën aktuale, trajneri Pep Guardiola dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të afatit kalimtar.

Mendohet se Muriqi paguhet rreth 3 mijë paund në javë, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të trefishohet, duke iu afruar madje 10 mijë paundëve në javë.