Transmetuar më 24-01-2019, 17:59

Parlamenti grek ka shtyrë votimin për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë.

Ishte caktuar që sot kjo procedurë të kalonte në votim, por u anulua pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar ekzekutivin në këtë vendim, që vjen pak ditë nga protestat e dhunshme në Athinë.

Dy kryeministras, ai i Greqisë Cipras, dhe Zaev i Maqedonisë, arritën në këtë marrëveshje, në bazë të së cilës u vendos emri Maqedoni e Veriut.

Me këtë marrëveshje, Greqia nuk do t’i kundërshtojë synimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Greqia e ka kundërshtuar emrin Maqedoni me vite, duke thënë se me të, fqinji i saj mund të ketë pretendime territoriale ndaj një territori grek me të njëjtin emër. /k.k/noa.al/