Transmetuar më 26-01-2019, 16:05

Një person ka humbur jetën nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës.

Lajmi  për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin.

Ndërkohë burime nga policia në rajonin e Ferizajt, shprehen se  orteku ka zënë dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet se ka humbur jetën.

Sipas indeksonline, është mësuar identiteti i personit të cilin e zuri orteku i dëborës në Brezovicë.

Kjo media njofton se nuk dëshiron ta zbulojë emrin e personit, pasi të njëjtin informacion ende nuk e ka mësuar familja.

Vlen të theksohet se i ndjeri ishte djali i një politikani të njohur kosovar.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor./a.k/noa.al/