Transmetuar më 27-01-2019, 16:15

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në aksin Prishtinë-Prizren.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë janë plagosur tre persona, ndersa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se autoritetet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të shumëfishtë.

Policia e Kosovës ka bërë apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve me automjete./a.k/noa.al/