E rëndë, një person gjendet i vrarur në banesën e tij
Transmetuar më 27-01-2019, 21:53

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se një person është gjetur i varur gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Dubravë të Istogut.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase nga Policia Rajonale e Pejës.

Mësohet se i ndjeri është i gjinisë mashkullore, ndërsa është gjetur i varur në banesën e tij.

Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen ndërsa autoritetet në vend po punojnë për dokumentimin e plotë./a.k/noa.al/