Transmetuar më 28-01-2019, 13:34

Një vajzë 21-vjeçare u masakrua me goditje thike, nga shoqja e saj e ngushtë, pranë apartamentit ku jetonte.

Alexa Cannon gjeti vdekjen mbrëmjen e 24 janarit, e vrarë me 30 goditje thike nga shoqja e saj e ngushtë Luisa Cutting.

Dy vajzat ishin njohur pasi kishin filluar studimet në Radford University, të Virginia, SHBA. Ato jetonin fare pranë njera tjetrës dhe miqësia mes tyre lindi spontanisht.

Por tashmë Luisa është vënë nën akuzë për vrasje.

Prej disa muajsh Alexa dhe Luisa kishin vendosur që të jetonin bashkë, por nuk dihet se çfarë ndodhi gjatë së enjtes, ku pas një sherri mes tyre Cutting mori një thikë në kuzhinë dhe vrau shoqen e saj të ngushtë, shkruan noa.al.

Ishte vetë Luisa ajo që lajmëroi policinë, ku agjentët e gjetën të larë në gjak, teksa mes lotësh rrëfeu, “E vrava, më arrestoni”.

Nuk dihen ende arsyet e krimit, pasi dy vajzat ishin shoqe shumë të ngushta, sa që në rrjetet sociale i referoheshin gjithmonë njëra tjetrës dhe kishin shumë fotografi bashkë. /a.y/noa.al