Policia ndjek shqiptaren në hotel, shkoi për seks me pagesë
Transmetuar më 28-01-2019, 20:16

SELANIK, NOA.AL – Njoftimet e shumta që po dalin online për seks me pagesë, kanë nxitur policinë e Selanikut në Greqi që t’i vihet pas disa femrave të cilat shesin trupin e tyre.

Fati i mirë apo i keq, këtë e di vetë 32-vjeçarja shqiptare, e cila i qëlloi të ishte mbrëmë në shënjestrën e forcave antikrim të Selanikut.

Emigrantja nga Shqipëria, e cila prej vitesh jeton në Selanik, u njoftua nga bashkëpunëtori i saj 29 vjeçar, një djalë nga Rumania, se duhet të shkonte në një hotel ku e prisnin për të bërë seks kundrejt pagesës.

Ashtu si herë të tjera plot, edhe mbrëmë, 32-vjeçarja u nis për në “punë”.

Por me t’u futur në hotel dhe më tej në dhomën e seksit, u kap në flagrancë bashkë me seks-paguesin, një klient grek.

Që të dy u shoqëruan në policinë e Selanikut, por agjentët e saj ishin kujdesur të vëzhgonin dhe lëvizjet e të riut rumun, i cili u vu në pranga.

Policia thotë se ky ishte një rrjet i shitjes së trupit të femrave me tutor rumun. Veç emigrantes shqiptare u gjet edhe një 31 vjeçare nga Rusia e cila po ashtu bënte prostitutën nëpër hotelet e Selanikut.

/noa.al/