Transmetuar më 28-01-2019, 21:02

Nuk u lodh së kërkuari për 61 vite me radhë dhe e gjeti gjallë nënën në moshën 103- vjeçare.

81-vjeçarja, që u rrit në Kirwan House, një jetimore protestante në Dublin, nisi përpjekjet për të gjetur nënën kur ishte 19 vjeçe.

Macken telefonoi Radio RTE për t’i treguar moderatorit Joe Duffy se më në fund kishte gjetur nënën e saj dhe se ishte personi më i lumtur në botë.

“Nuk mund ta besoja kur dëgjova fjalën se ishte gjallë, gjithçka që unë dua të bëj është ta takoj atë", tha Macken në emisionin radiofonik.

Ajo shpreson të bashkohet me nënën e saj në javët e ardhshme. Pas dekadash kërkime, Eileen tha se ky zbulim do të thoshte gjithçka për të.