Transmetuar më 28-01-2019, 21:51

Trafikantët janë gjithnjë në kërkim të ideve të reja për të trafikuar drogën.

Së fundmi policia spanjolla ka shkatërruar një bandë trafikantësh të cilët shkarkonin drogë me ndihmën e dronëve.

12 persona kanë transportuar në Spanjë më shumë se gjashtë ton hashash në muajt nëntor dhe dhjetor me fitime prej 5 milionë eurosh, sipas deklaratave të policisë.

Mes të arrestuarve janë edhe dy femra të cilët dolën sot përpara gjykatës.

“Një nga të arrestuarit kishte marrë një trajnim shumë të specializuar në pilotimin e gjeneratës së fundit të dronit,” shpjegoi policia.

Droni, si dhe një radar dhe një ndalesë frekuence, i shërbyen atyre në kohën e hedhjes së drogës nga një anije me motor.

Në këtë mënyrë ata mund të “shikojnë praninë e mundshme të policisë dhe të sigurojnë që i gjithë procesi të kryhet me garanci maksimale të sigurisë”, shprehet policia. /k.k/noa.al/