Transmetuar më 29-01-2019, 14:07

Tiranë, NOA.al- Vendi ynë do të vijojë gjatë paradites të mbetet në kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime dhe vranësira të dendura.

Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave kryesisht në rajonin jugor dhe juglindor, ku do të ketë shira dhe reshje të pakta dëbore në zonat juglindore.

Gjatë natës pritet shtrirje e vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al