Edhe pse i sforcuar, Presidenti i Serbisë e ka pranuar faktin se në dialogun me Kosovën do të duhet të dëgjohet edhe interesi i shqiptarëve.
Në konferencën për shtyp me homologun slloven, Aleksandër Vuçiç tha se “e di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”.
Ndërkohë, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor foli për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se një gjë e tillë nuk duhet të sjellë probleme në rajon.
“Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon.
Unë nuk do ta hidhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm”, tha Pahor. /k.k/noa.al/