Transmetuar më 30-01-2019, 15:52

Kryeministri Edi Rama vendosi sot që të emërojë Sokol Dedja si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Më herët Dedja ka qenë drejtor për marrëdhëniet me BE në këtë ministri.

Emërimi sot i Dedjas shihet si zëvendësim i Gent Cakës në postin e zv/ministrit.

Por burime zyrtare nga MEPJ bënë të ditur për noa.al se sidoqë të lakohet në media dhe sidoqë të emërtohet nga kryeministri, z.Gent Cakaj mbetet ligjërisht zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Edhe në faqen zyrtare të MEPJ është konfirmuar një gjë e tillë.

Në të është përditësuar informacioni duke sqaruar se ministër i Jashtëm është Edi Rama.

Sakaq, janë edhe tre zëvendësministra, Artemis Dralo, Etjen Xhafaj dhe Gent Cakaj. E nga sot, MEPJ-së i shtohet dhe një zëvendësministër i katërt, Sokol Dedja. /noa.al/