Transmetuar më 30-01-2019, 17:34

Jo vetëm ekonomikisht, por edhe ushtarakisht Shtetet e Bashkuara mbeten një ndër superfuqitë botërore.

Investimet në armë vijojnë pandalur në SHBA, teksa së fundmi ka dalë një superarmë.

Martin Grier ka krijuar një pushkë që kombinon pesë plumba në një tytë të vetme. Me pak fjalë, tyta ka pesë vrima dhe mund t’i qëllojë njëherësh.

Por jo vetëm kaq, arma e re është edhe më e lehtë për t’u mbajtur, për t’u qëlluar e madje për t’u pastruar, duke sjellë një risi të vërtetë në këtë fushë.

Ben Grier, vëllai i Martin dhe bashkëpronar i kompanisë “L5” që prodhon armën, ka thënë se ushtria amerikane ka kërkuar ta testojë, ndaj ata po punojnë për një model të ri të nivelit ushtarak. /k.k/noa.al/