Transmetuar më 30-01-2019, 18:46

Vitet e fundit Shqipëria ka njohur një largim masiv të qytetarëve në vende të ndryshme të Europës.

Ky fakt, për Fondin Monetar Ndërkombëtar shihet si një rrezik potencial për ekonominë vendase.

Në raportin e fundit, FMN apelon Shqipërinë që të marrë masa konkrete për të parandaluar këtë fenomen.

Për të arritur këtë objektiv, sipas FMN-së është e domosdoshme që në vend të realizohen një sërë reformash duke nisur nga përmirësimi i klimës së biznesit, me theks forcimin e sundimit të ligjit.

Autoritetet, thuhet në raport, duhet të përfundojnë në mënyrë të shpejtë reformën gjyqësore dhe të zbatojnë përpjekje të forta kundër korrupsionit.

Me shqetësim shihet edhe informaliteti i cili vlerësohet të jetë shumë i përhapur në ekonominë shqiptare. /k.k/noa.al/