Transmetuar më 30-01-2019, 20:49

Astrologët japin parashikime të ndryshme për shenjat e horoskopit.

Çdo shenjë e horoskopit ka karakteristikat e veta që e bën atë të veçantë.

Së fundmi astrologët kanë përcaktuar se personat që i përkasin shenjës së Demit, janë njerëzit më ambiciozë.

Në qoftë se në rrethin tuaj familjar ose miqësor keni një Dem, tashmë e dini që kur ai vendos një synim nuk ekziston mundësia të zbrapset edhe sikur bota të përmbyset.

Ai është elastik, kokëfortë, i palëvizshëm, i zellshëm, nuk dëgjon askënd, nuk ndikohet nga opinionet e palës së tretë dhe nuk frikësohet nga pengesat që gjen në rrugën e tij për të arritur suksesin.

Ai mund të gjakoset, të përplasë kokën shumë herë, por ai prapë do t’ia dalë mbanë./a.k/noa.al/