Transmetuar më 02-02-2019, 09:50

Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë një zjarri të rënë në një hotel në Buenos Aires, të Argjentinës.

Ngjarja e rëndë u shënua në Hotel de Las Naciones, në qendër të qytetit.

Zjarri përfshiu disa kate të hotelit gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, duke u përhapur me shpejtësi të madhe, çka shkaktoi edhe bilancin tragjik.

Viktimat janë nj grua 55 vjeçe, e cila gjeti vdekjen në spital, dhe një police, e cila ishte ndër të parat që ndërhyri për t’iu ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në hotel.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit teksa hetimet janë në vijim. Dëshmitarët thonë se para rënies së zjarrit, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. /a.y/noa.al