Transmetuar më 03-02-2019, 19:36

Një atentat i rëndë me shpërthim ka ndodhur në Mal të Zi.

Atentati ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugët e Podgoricës.

Një automjet është përfshirë në flakë dhe besohet se i është bërë atentat.

Në makinë ishte Nikola Çupiç, një anëtar i bandës famëkeqe kriminale të Kotorit.

Çupiç 35 vjeç vdiq pas atentatit, të organizuar ndaj tij në rrugën “Novaka Miloševa”, që ndodhet pranë shkollës së muzikës në kryeqytetin e Malit të Zi.

Malazezi Çupiç ka qenë i dënuar për krime ndaj jetës, si dhe për armëmbajtje pa leje, duke u njohur në zonë si “i fortë”.

Më poshtë keni pamjet e përfshirjes së makinë në flakë./a.k/noa.al/