Transmetuar më 03-02-2019, 21:16

Pak javë para se Samsung të prezantojë brezin e ri të telefonëve Galaxi, një faqe gjermane postoi foto që mendohet se janë të Galaxy S10.

Fotot tregojnë se S10 ka gjithë pjesën e sipërme ekran, më shumë se iPhone XR që ka mbuluar një pjesë të vogël për butonin kryesor.

Kamera e përparme duket e vendosur në mes të ekranit e do të quhet “Infinity-O”. Në pjesën e pasme duken kamerat që priten të jenë me tri lente.

Sipas "TCH", dy versionet S10 dhe S10+ do ta kenë lexuesin e shenjave të gishtave të fshehur në ekran.

Ndërsa versioni më i thjeshtë do ta ketë të vendosur mbi kasë.

Më poshtë keni fotot: