Transmetuar më 03-02-2019, 23:04

Gjenden mbetjet e aeroplanit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala, i cili u zhduk me 22 janar.

Aeroplani i rrëzuar është gjetur nga një anije kërkimi në shtratin e detit në kanalin anglez.

Megjithatë trupi i futbollistit argjentinas dhe pilotit ende nuk janë gjetur.

Mjeti fluturues që i përket kompanisë Piper Malibu u zhduk nga radarët afër Ishujve Channël më 22 janar.

Sala kishte firmosur për Cardiff City për 15 milionë sterlina nga klubi francez Nantes, por udhëtimi drejt "Premir Ligës" rezultoi fatal për të./a.k/noa.al/